Një sherif amerikan i furnizon shkollat në rajonin e tij me pushkë gjysmë automatike

Kur shkollat në Karolinën e Veriut përsëri do të hapen më vonë këtë muaj, disa nga masat e sigurisë do të përfshijnë dorëzimin e pushkës gjysmë automatike AP -15 që do të shfrytëzohet në rast të sulmit me armë zjarri.

Sherifi i rajonit Medison, Badi Harvud, ka dërguar nga nga pushkë gjysmë automatike në secilën prej 6 shkollave në rajonin e tij, i nxitur nga të shtënat në shkollën fillore Juvaldi, Tekses, në të cilët humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësimdhënës.

Arma do të ruhet në kasafortë, shtoi sherifi.

Zyrtarët shtetërorë të arsimit dhe Zyra e sherifit po punojnë së bashku për të përmirësuar sigurinë pasi sulmi në Juvaldi i zbuloi gabimet sistemike dhe vendimet e dobëta që çuan në më shumë se një orë kaos që përfundoi me vdekjen nga ana e organeve të rendit, sipas një hetimi të Komisionit të parlamentit shtetëror në Teksas.