Një qendër e kërkimore do të eksplorojë se si Inteligjenca Artificiale mund t’i ndihmojë njerëzit të “flasin” me kafshët shtëpiake

Nëse macja juaj, qeni juaj ose lepuri juaj po bën përsëri “atë gjë të çuditshme”, ju po ballafaqoheni me atë ndjesi që ndajnë shumica e pronarëve të tjerë të kafshëve shtëpiake.

Por për ata që dëshirojnë të dinë saktësisht se çfarë po ndodhte në mendjet e “shokëve të tyre besnikë”, ndihma mund të jetë së shpejti në dispozicion – falë themelimit të institucionit të parë shkencor të dedikuar për hetimin e vetëdijes së kafshëve.

Qendra Jeremy Coller për Ndjeshmërinë e Kafshëve, me seli në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), do të fillojë punën e saj më 30 shtator.

Duke shfrytëzuar një gamë të gjerë ekspertize globale ndërdisiplinore, puna e qendrës prej 4 milionë funtesh do të përfshijë neuroshkencën, filozofinë, shkencën veterinare, ligjin, biologjinë evolucionare, psikologjinë krahasuese, shkencën e sjelljes, shkencën kompjuterike, ekonominë dhe inteligjencën artificiale.

Dhe një nga projektet e saj më tërheqëse do të jetë eksplorimi i mënyrës se si IA mund t’i ndihmojë njerëzit të “flasin” me kafshët e tyre shtëpiake, për rreziqet e një gabimi – dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar që kjo të ndodhë.