Një qen shpëtoi një lagje të tërë Filadelfia pasi zbuloi një rrjedhje gazi
Kobe Husky i Filadelfias u bë një hero i mediave sociale pasi pronarja e tij, Chanelle Bell, postoi një video në Instagram në të cilën ajo rrëfente se si e vuri re qenin e saj katërvjeçar duke hapur vazhdimisht një vrimë në betonin e oborrit të saj.
Belle mendoi në fillim, “Ai kurrë nuk ka vepruar kështu.” Por ajo vendosi të hetojë më tej, sepse kishte pasur një rrjedhje gazi në shtëpinë e saj dhe probleme me ngrohësin në javët e mëparshme.
Bell thotë se kontrolloi brenda shtëpisë së saj dhe nuk gjeti asgjë të pazakontë. Megjithatë, kur e pa qenin përsëri duke gërmuar në vrimën përpara shtëpisë më 21 dhjetor, Bell kontrolloi përsëri dhe zbuloi praninë e gazit.

