Një pjesë e komunës së Butelit sot pa ujë
Shkup, 15 shkurt – Për shkak të një defekti rrugor f 200 mm në rrugën “Rudo” nr. 47 në lagjen Butel sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Rudo”, “Marko Krale”, “Ho Shi Min”, “Dabnica” dhe “Prizrenska”, njofton NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup.
Shërbimet e ujësjellësit të qytetit tashmë punojnë në riparimin e defektit.

