Një person ka humbur jetën në shpërthimin në Erevan, druhet se numri i viktimave do të rritet

Një shpërthim ka ndodhur në qendrën tregtare “Surmalu” në Erevan, njoftoi Ministria e Gjendjeve të Jashtlzakonshme të Armenisë.

Sipas informacioneve fillestare të Ministrisë, të paktën një person e ka humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale raportojnë se dyshohet se pas shpërthimit të fortë janë ngujuar një numër i madh njerëzish dhe se numri i viktimave do të rritet.