Një person është vrarë, pesë janë lënduar gjatë të shtënave me armë para një kafeneje në Kanzas
Një person është vrarë, ndërsa pesë janë lënduar gjatë të shtënave me armë para një kafeneje në Kanzas, ku si sigurim punonin policë të cilët nuk ishin në detyrë.
Të shtënat kanë ndodhur të dielën në mbrëmje rreth orës 23 sipas kohës lokale pas trazirave në një kafene, njoftoi policia në Misuri.
Tra policë të cilët nuk ishin në detyrë kanë punuar si sigurim, thonë nga patrulla, të cilët kanë gjuajtur gjatë të shtënave.
Nuk ka informacione se dikush nga ata është lënduar gjatë të shtënave.
“Në këto situata nuk mund të parashihni se çka do të ndodhë, por po ndërmerren disa masa të kujdesit”, tha polici Bill Llav.
Për momentin nuk dihet nëse plumbat e gjuajtur nga policët të cilën nuk ishin në detyrë kanë goditur dikë, ndërsa hetimi po vijon.

