Një oficer izraelit dhe dy palestinezë e humbën jetën
Sulmues të armatosur palestinezë hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në një pikë kontrolli të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, me ç’rast është vrarë një oficer, kumtoi armata izraelite. Autoritetet palestineze kumtuan se dy sulmuesit u vranë gjatë të shtënave.
Ky është konflikti më i ri vdekjeprurës në muajt e fundit në pjesën veriore të territorit të okupuar, ku ushtarët izraelitë zbatojnë aksione të natës. Pjesa më e madhe e konflikteve të armatosura, përfshirë edhe mbrëmë, ndodhën në rrethinë të qytetit Xhenin, i cili konsiderohet bastion i organizatave të armatosura palestineze.
Sipas kumtesës së armatës, ushtarët izraelitë vërejtën afrimin e dy personave të armatosur drejt barrierës së pikës së kontrollit. Të dyshuarit hapën zjarr nga armë automatike ndaj ushtarëve, të cilët u kundërpërgjijën.
Oficeri izraelit i vrarë në konflikt është majori 30-vjeçar Bar Falah. Trupat e palestinezëve të vrarë – Ahmad Abed (23) dhe Abdal Rahman (22), që të dy nga fshati në afërsi të Xhaninit – janë nën kontroll të armatës izraelite, kumtoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.
Grupi radikal palestinez Hamas, i cili sundon në Rripin e Gazës, i shpalli dy sulmuesit heronj martirë.