Një metodë interesante për të pastruar pasqyrat e veturës – që çuditërisht duket se ka një rezultat efektiv

Llogaria e njohur në Instagram @skillfuldrivers ka ndarë një këshillë të dobishme për të pastruar pasqyrat e veturës.

Ajo këshillon një metodë mjaft të thjeshtë por shumë efikase që nuk do t’ju kushtojë shumë.

https://www.instagram.com/reel/C2t7Y2qMKDj/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Sipas kësaj llogarie, ju nuk duhet të fshihni pasqyrat e veturës vetëm me një peshqir pasi kjo metodë nuk do të jetë efektive.

Në vend të kësaj, shoferët këshillohen të përdorin një pastë dhëmbësh për t’i pastruar ato.

Dhe çuditërisht duket se ka një rezultat efektiv.