Një lëvizje që do të thyente çdo rekord të klubit për transferime – kalimi i Mbappes te Liverpooli nuk ka shpresë

E ardhmja e Kylian Mbappes ka qenë mes dy klubeve, PSG dhe Real Madrid , që nga viti 2017.

Francezi në atë kohë ishte shumë pranë kalimit në “Estadio Santiago Bernabeu”, por në momentin e fundit, për habinë e Madridit, ai preferoi të provonte fatin fillimisht në “Parc des Princes”.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liverpool ka qenë gjithmonë në vëzhgim.

Këtë sezon kuqezinjtë kanë marrë më pak vëmendje dhe roli i tyre në telenovelë ka qenë minimal, por në Angli nuk e kanë përjashtuar këtë mundësi derisa nuk kanë pasur zgjidhje.

Kjo ka ndodhur, sipas burimeve të njohura me procesin, pak ditë më parë. Mbappe ishte i kënaqur nga interesimi dhe dashuria e gjigantëve anglezë, por e vetmja alternativë ndaj PSG-së do të ishte gjithmonë Real Madridi.

Siç raportoi dje MARCA, kjo javë është vendimtare dhe gjithçka sugjeron se rezultati do ta çojë fituesin e Botërorit të vitit 2018 në Madrid, ku ka besim të plotë, sepse është bërë gjithçka e mundur për të arritur një marrëveshje me sulmuesin.

Në Paris, ose më mirë në Doha, ku ka udhëtuar numri shtatë, ende nuk kanë një komunikim përfundimtar dhe për këtë arsye ruajnë njëfarë shprese.