Një i vdekur dhe një i lënduar në përplasjen e një autobusi të NQP-së dhe një automobili në Bllacë

Shkup, 13 gusht – Një autobus i NQP Shkup me numrin 81 është përplasur dje në Bllacë.

Sipas informacioneve të TV21 nga terreni, ka vdekur shoferi i automjetit në vendngjarje, ndërsa bashkëudhëtari është dërguar në spital.