Një hap drejt mbylljes së plotë të kazinove!
Shkup, 23 shtator – Lufta me kazinot është në shërbim të të gjithë qytetarëve, sepse nga mbyllja totale e kazinove fitojnë vetëm qytetarët. Të gjithë të punësuarit në kazino kanë mundësi të punësohet në vende të lira të punës që janë të hapura në Agjencinë e Punësimit. Ndërkaq, biznesmenët e pronarët e kazinove kanë grumbulluar mjaftueshëm para sa për të gjeneruar biznese të tjera. Shenjë pozitive drejt mbylljes totale të kazinove pasi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha në një intervistë se të martën do të shfuqizohen një pjesë e kazinove online, shkruan Zhurnal.
Shenja pozitive se përpjekjet për mbylljen e kazinove akoma janë aktive –
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi se “të martën do të shfuqizohen një pjesë e kazinove online”.
“Në seancën e radhës pritet që të shfuqizohen kazinotë online të ofruara në mënyrë të kundërligjshme, me të cilat do t’i tërheqim kazinotë nga fëmijët tanë nga shtëpitë tona”, thotë Mexhiti për Radion Evropa e Lirë.
Aktualisht Mexhiti shoqëruar nga një delegacion qeveritar po qëndron në ShBA, si pjesëmarrës në Asamblenë e OKB-së.
Ndjenjat kundër kazinosë në qytete nuk janë një fenomen i ri. Shumë individë dhe grupe kanë ngritur shqetësime për efektet negative të kazinove në shoqëri, veçanërisht në zonat urbane. Këtu janë disa nga argumentet kundër kazinove në qytete:
Një nga shqetësimet më të rëndësishme në lidhje me kazinotë është potenciali i tyre për të nxitur varësinë dhe problemet e lojërave të fatit. Kazinotë mund të krijojnë shumë varësi dhe studimet kanë treguar se individët që luajnë në kazino kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të lojërave të fatit. Kjo mund të çojë në një mori problemesh, duke përfshirë problemet financiare, problemet familjare dhe marrëdhëniet, madje edhe çështje të shëndetit mendor.
Kazinotë mund të tërheqin elementë kriminalë në qytet, duke çuar në një rritje të shkallës së krimit. Kjo mund të përfshijë gjithçka, nga vjedhjet e vogla deri te sindikatat e krimit të organizuar. Për më tepër, shumat e mëdha të parave të gatshme në kazino mund t’i bëjnë ato një objektiv tërheqës për grabitje.
Ndërsa kazinotë mund të gjenerojnë të ardhura për qytetin, ka edhe kosto të konsiderueshme ekonomike që lidhen me praninë e tyre. Kjo përfshin rritjen e bllokimit të trafikut, kostot e infrastrukturës dhe kostot që lidhen me trajtimin e problemeve të lidhura me lojërat e fatit.
Kazinotë mund të kenë ndikime negative sociale në komunitetin përreth. Kjo mund të përfshijë rritjen e përdorimit të alkoolit dhe drogës, prostitucionin dhe sjellje të tjera të padëshiruara.
Shumë njerëz mendojnë se kazinotë e dëmtojnë bukurinë natyrore dhe karakterin e një qyteti. Dritat vezulluese dhe arkitektura e shkëlqyer e kazinove mund të bien ndesh me elementët më tradicionalë ose historikë të estetikës së një qyteti.
Kazino në çdo cep të qyteteve –
Në vendin tonë nuk duhet ndonjë incizim me dron apo përdorimi i navigacioneve për të gjetur kazinotë dhe këto shitoret e parave sepse janë shpeshtuar aq shumë në lokacione që mund të gjesh në çdo cep e në secilin qytetet. Ekziston një shtrirje e gjithanshme dhe në lokacione shumë delikate e të rrezikshme për shoqërinë, posaçërisht për të rinjtë. Shembull, bastet dhe kazinotë hapen në lokacione përballë shkollave të mesme dhe kjo në mënyrë direkte u imponohet të rinjve duke qenë sa më tërheqës për ata.
Pothuajse në të njëjta lokacione po vendosen edhe “shitoret e parave” dhe me këtë ata po dëshmojnë se fokus grupet e tyre janë të rinjtë, sepse ata janë edhe në fazën ku kanë nevojë për para dhe janë prepotentë që të mashtrohen më lehtë. Por, viktima të kazinove dhe fajdexhinjve legal nuk janë vetëm të rinjtë, në këto vende janë të ekspozuar edhe të rriturit e të moshuarit, dhe kjo është tregues që kemi të bëjmë me një “virus” të dukshëm të prekshëm e që në mënyre manipulative infekton qytetarët.
Ligji për rregullimin e kazinove –
Ndërkaq, ligji për rregullimin e lojërave nëpër kazino dhe bastet sportive në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar debat të vazhdueshëm pro dhe kundër. Sektori civil por edhe parti politike propozojnë ndryshime në Ligjin për lojëra të fatit që është bllokuar në Parlament. Ky projektligj parashikon që biznese të tilla duhet të jenë të paktën 500 metra larg nga shkollat. Një propozim tjetër i partisë, Aleanca për Shqiptarët, ka qenë që pikat e basteve dhe kazino të ketë vetëm nëpër hotele me 5 yje. Por, edhe përkundër këtyre propozimeve sërish nuk ka pasur ndonjë ndryshim eventual të lokacioneve të kazinove apo basteve.
Prandaj, nga kjo situatë e krijuar ku shumë qytetarë janë të manipuluar lirshëm mund të konstatojmë që fati i qytetarëve po varet nga lojrat e fatit, dhe shitoret e parave që në emër të ndihmës fundosin nevojtarët. /Zhurnal.mk