Një grua u vra dhe 10 të tjerë u plagosën në shtatë incidente të ndryshme në New York

Të paktën 10 persona u qëlluan dhe njëri prej tyre vdiq, në shtatë incidente të ndara në New York, me një distancë prej 12 orësh.

Të shtënat ndodhën nga mbrëmja e së mërkurës deri në mëngjesin e sotëm, njoftoi policia.

Një grua (42) u vra, e cila u godit në këmbë dhe kokë rreth orës 21:40, raportoi newyorkpost.

Ajo u gjet pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, ku u shpall e vdekur.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, dhe emri i të ndjerit nuk është bërë i ditur sepse pritet leja e familjes.

Në të shtënat që ndodhën pak më parë, një burrë (34) u plagos në zonën e bustit dhe u transferua në Spitalin Harlem në gjendje të qëndrueshme. Tetë të plagosurit e mbetur janë midis moshës 19 dhe 66 vjeç.