Një grua në Tetovë goditet nga një plumb qorr derisa qëndronte në oborr
Shkup, 14 korrik – Në policinë e Tetovës dje është lajmëruar se një grua është lënduar nga një plumb qorr. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.
Mbikëqyrje ka kryer ekip nga SPB Tetovë dhe po dokumentohet rasti.
“Në orën 18 e 30 minuta në SPB Tetovë është lajmëruar se një 59 vjeçare nga Tetova me inicialet S.Sh në oborrin e shtëpisë familjare në rrugën ‘JNA’ në Tetovë është goditur nga një plumb qorr”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

