Një burrë nga Maryland fitoi 30,000 dollarë nga një biletë lotarie që ia dha nipi i tij

Një burrë nga Meryland fitoi një çmim prej 30,000 dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie që mori si dhuratë nga nipi i tij.
Banori i Gwynn Oak u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryiland se ai është një lojtar i shpeshtë i biletave gërvishtëse.
Por së fundmi ai mori një biletë bonus prej 3 dollarësh si një dhuratë të rastësishme nga nipi i tij, përcjell Telegrafi.
Dhe burri u habit kur gërvishti një çmim prej 30,000 dollarësh.
“Nuk mund ta besoja. Mbeta i shokuar”, kujtoi lojtari.
Fituesi tha se nipi i tij do të marrë pak më shumë sesa një “faleminderit” të thjeshtë.
Ai tha se pjesa tjetër e fitimeve të tij do të shkojë për të paguar faturat.