Një anije me emigrantë është përmbytur afër bregut të Libanit, 48 persona janë shpëtuar

Armata libaneze ka shpëtuar 48 persona gjatë fundjavës, pasi anija me të cilën tentuan të iknin nga vendi u përmbyt në afërsi të bregut të Tripolit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA, transmeton Hina.

Anija transportonte 60 persona, ndërsa u përmbyt dje për shkak të dallgëve të mëdha dhe mbingarkesës, shkruan agjencia, duke iu referuar informacione të armatës. Në vijim është aksioni për shpëtimin  udhëtarëve të tjerë, të cilët për momentin llogariten të zhdukur.

Anija transportonte emigrantë libanezë dhe të huaj të cilët kanë dashur të arrijnë në brigjet e vendeve evropiane. Presidenti libanez Mishel Aun urdhëroi hetim.