Nita Latifi publikon pamje nga xhirimet e videoklipit të ri

Nita Latifi po sjell këngën e parë vetëm pak javë pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo ka treguar se “2 gota” do të lansohet ditën e sotme (e premte).

Biondja ka shpërndarë edhe postime të tjera, duke ndarë disa gjëra të veçanta me të cilat shfaqet në klip.

Ish-banorja e Big Brother ka shkëlqyer në një paraqitje me pantallona saten ngjyrë kafe dhe me një triko të hapur nga pjesa e përparme.

Videoklipin siç tregon e ka realizuar në një nga vendet e famshme e luksoze në Prishtinë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky është projekti i Latifit, të cilin po e sjell pas një kohe të gjatë, e që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Ajo këtë periudhë mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen në BBVA, ku qëndroi mbi 100 ditë.