Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese, mungojnë dy gjykatësit shqiptarë

Shkup, 11 dhjetor – Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Në seancë mungojnë dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykata Kushtetuese ka 9 gjykatës, ndërsa në fillim të seancës prezent ishin shtatë, por edhe gjykatësi Fatmir Skender e lëshoi seancën pasi nuk u pranua propozimi i tij që seanca e sotme të anulohet.