Nis rekrutimi i gjyqtarëve të rinj në të gjitha regjionet dhe avancimi i gjyqtarëve aktual

Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj në të gjitha regjionet e Kosovës.

Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të tyre në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka filluar me testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj.

Sot është filluar me Regjionin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdohet me regjionet tjera.

Në të njëjtën kohë, Komisioni do të bëjë edhe testimet me gjyqtarët aktual, të cilët kanë arritur zhvillimin e duhur për t’u avancuar në kategori më të larta.

Komisioni vazhdimisht bënë rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM