Nikollovski: Vendosim përkrahje të re financiare për furnizim të plehrave artificiale
Shkup, 4 mars – Përmes Programit të planifikuar për fond intervenues, të sigurohet përkrahja financiare për prodhuesit e kulturave të drithërave, respektivisht për plotësimin e dallimeve të çmimeve për plehëra dhe të repromaterialeve tjera, e tërë kjo me qëllim që të tejkalohen harxhimet e rritura për plehëra, që bujqit të kenë prodhim rentabil në këto kushte të çmimeve të rritura të repromaterialeve.
Për këtë është arritur marrëveshje në takimin e sotëm punues të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski me grupin nënsektorial për kultura të drithërave lidhur me rritjet e fundit të çmimeve të plehrave artificiale dhe gjetjen e masave të reja për ndihmë të bujqve.
Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për këtë dedikim përmes fondit intervenues, i cili për herë të parë vendoset këtë vit, janë planifikuar rreth 120 milionë denarë, të cilat do të dedikohen për subvencionimin e harxhimeve për plehëra.
Shfrytëzues të kësaj nënmase janë bartës ose anëtarë të ekonomive bujqësore, të cilat në vitin prodhues 2021/2022 kanë mbjellur sipërfaqe me grurë dhe elb. Kusht për shfrytëzimin e kësaj përkrahje financiare është që gjatë parashtrimit të kërkesave për subvencion, personat fizikë të parasahtrojnë llogari fiskale me dokument përcjellës për identifikimin për përkatësinë e llogarisë fiskale, ku është shënuar lloji i plehrave artificiale dhe sasia e shprehur në kilogramë, ndërsa personat juridikë duhet të dorëzojnë faturë, ku shënohet lloji i plehrave artificiale, e shprehur në kilogramë, duke përfshirë edhe dëshmi për pagesën e kryer me faturë ose çertifikatë nga banka.

