Nikollovski: Ushqim do të ketë, qytetarët t’u besojnë institucioneve

Shkup, 23 mars – Tani shikojmë se sa e rëndësishme është sigurimi i ushqimit, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Kemi sasi të mjaftueshme të produkteve bazike, përgatisim plan për mbështetje të plehërimit pranveror, ndërsa rezultat do të japin edhe masa ndërhyrëse, tha sot ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Lupço Nikollovski.

Si mysafir në “Utrinski Brifing”, Nikollovski nënvizojë se p veprohet me përgjegjësi maksimale, po përcjellën gjendjet dhe po reagohet me kohë.

“Ushqim do të ketë. Në mënyrë aktive dhe me vigjilencë po përcjellim gjendjen. Qytetarët të mos shqetësohen dhe tu besojnë institucioneve”, porositi Nikollovski.

Sipas tij, parashikimet në korniza globale tregojnë se gjendja është serioze, që, është edhe një vërtetim për rëndësinë e bujqësisë dhe prodhueseve.

Nikollovski edhe një herë tregoi se me Serbinë është dakorduar eksport të rreth 50.000 tonë grurë, por në takimin e djeshëm në Beograd është diskutuar edhe për import të vajit të rafineruar dhe të parafineruar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse vendi ndonjëherë do të mund vetvetiu të ushqehet, Nikollovski nënvizoi se pikërisht ky është qëllimi i politikave aktuale bujqësore. Në këtë drejtim, theksoi se, edhe reformat por “diçka që nuk është bërë për 30 vjet, nuk mund të bëhet vetëm për një ditë”.