Nikollovski: Në fondin intervenues ka 350 milionë euro për mbështetje të bujqësisë, pjesa më e madhe për prodhimin e grurit dhe elbit

Strumicë, 16 mars – Pjesa më e madhe e Fondit intervenues prej 250 milionë eurove Qeveria konsideron se duhet të orientohet drejt mbështetjes së prodhuesve të grurit dhe elbit që t’i kapim afatet, që të sigurohet ushqimi dhe të kemi sipërfaqe, nga të cilat do të kemi mjaftueshëm grurë. Në këtë pjesë rreth dy milionë euro dedikohen për plehra, duke e ditur rritjen e çmimeve dhe trendeve që janë në mbarë botën, madje edhe në rajon, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndihmën ndaj bujqve rreth çmimeve të rritura të repromaterialeve dhe karburanteve.

Kjo mbështetje, siç tha Nikollovski është intervenuese dhe urgjente dhe është për furnizimin e plehrave nga 1 dhjetori deri më 30 prill  për prodhuesit e grurit dhe elbit,

Paralajmëroi se do të publikohet shpallje publike për rreth 7 mijë hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore edhe atë së shpejti do të vendoset në dispozicion të agrarëve.