Nikaragua ndaloi hyrjen e ambasadorëve të rinj amerikanë në vend

Qeveria e Nikaraguas ka vendosur ta anulojë autorizimin e ndarë për ambasadorin e ri amerikan Ugo Rodrigez për hyrje në territorin e Nikaraguas.

Autoritetet në Managua pohojnë se Rodrigez është përzier në punët e brendshme të Nikaraguas dhe ka treguar  mungesë respekti ndaj vendit.

“Qeveria e Nikaraguas, duke e praktikuar autoritetin dhe sovranitetin e saj kombëtar, menjëherë e merr autoritetin e dhënë për Ugo Rodrigez”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Nikaraguas Denis Monkada në një letër drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken.

Sipas autoriteteve në Nikaragua, Rodrigez tregoi mungesë respekti për Nikaraguan derisa fliste para Komitetit për marrëdhënie të jashtme në Senatin amerikane.