Nico Williams dëshiron transferimin në Angli, gjigantët londinez në garë për të

Dëshira e Nico Williams për të provuar veten në kampionatin anglez Ligën Premier dhe kjo ka ndezur një garë të ashpër mes dy gjigantëve të Londrës, Arsenalit dhe Chelseat.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe beson se kjo verë është momenti i duhur për një hap të madh në karrierë, duke alarmuar klubin bask dhe tërhequr vëmendjen e klubeve angleze.

Në moshën 22-vjeçare, Williams ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Evropian, ku shënoi në finalen kundër Anglisë, duke u konfirmuar si një prej talenteve më premtues në Evropë.

Arsenali e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e majtë, ndërsa drejtori sportiv Andre Berta e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.