Ngriten 75 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair dhe Kisella Vodë të Shkupit

Shkup, 11 dhjetor – NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë mbrëmjes së djeshme, filloi aktivitetet për largimin e deponisë së madhe të egër në rrugën Tophanë në komunën Çair të Shkupit. Deri më tani janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje komunale kryesisht të përziera, ndërsa ekipet e Ndërmarrjes edhe sot do t’i vazhdojnë aktivitetet në këtë lokacion.

Njëkohësisht, në komunën  Çair janë ngritur rreth 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme në rrugën Xhon Kenedi.

“NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme ka intervenuar edhe në komunën Kisella Vodë, ku janë larguar 15 metra kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje nga ambalazhi i kartonit  të hedhura në sipërfaqet publike të rrugëve Frederik Shopen, Dimo Haxhi Dimov dhe Tome Arsovski”, thuhet në kumtesën e NP “Higjiena komunale”.