Ngjarje nga programi “Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore në kohë të KOVID-19 në RMV”

Shkup, 28 mars – Në Shkup sot do të mbahet ngjarje përfunduese nga programi “Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore në kohë të KOVID-29 në Maqedoni të Veriut”, që implementohet nga tre agjenci të Kombeve të Bashkuara (KB), Fondi për popullatë i KB-së – UNFPA, Fondi për fëmijë i KB-së – UNICEF dhe Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Programi implementohet në koordinim me Zyren e Koordinuesit të përhershëm të Kombeve të bashkuara në Maqedoni të Veriut, si dhe në partneritet me partnerët nacional kyç, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Gjithashtu, janë përfshirë edhe drejtoria për e-Shëndetësi, Shoqata e gjinekologëve dhe obstetrëve, Komiteti për amësi të sigurt dhe foshnja, Shoqata shëndetësore e Maqedonisë, Shoqata e Maqedonisë e infermiereve dhe mamive, Klinika universitare për psikiatri dhe organizata qytetare