Ngjarja “mbetet mister” – një nga supermakinat më të shtrenjta në botë është përfshirë nga flakët

Një nga supermakinat më të rralla dhe më të avancuara në botë, Mercedes-AMG ONE, është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm.

Ky automjet me vlerë shumë milionëshe, pjesë e vetëm 275 ekzemplarëve të prodhuar, u përfshi nga flakët para se zjarrfikësit të mund ta shuanin, përcjell Telegrafi.

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, por rasti ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve dhe pronarëve të AMG ONE.

Mercedes-Benz pritet të nisë një hetim të plotë.

 

AMG ONE ein heisser Sportwagen 🤣, wäre besser ohne Lithium Ion Akku🤔🤷‍♂️

♬ The Sound of Silence (CYRIL Remix) – Disturbed

Edhe pse nuk ka një lidhje të konfirmuar me sistemin hibrid të makinës, prodhuesi do të kërkojë përgjigje, duke pasur parasysh kompleksitetin e teknologjisë së saj që rrjedh nga Formula 1.

Ngjarje e ngjashme kishte ndodhur vitin e kaluar me Lamborghini Revuelto, i cili u tërhoq nga tregu pas një zjarri të shkaktuar nga një problem me linjën e vajit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky incident.