Ngit edhe ti biçikletë MAX/ Marka maqedonase MAX me koleksion të ri të biçikletave për vitin 2022

Marka maqedonase MAX , e cila ka qenë pjesë e tregut maqedonas për më shumë se 20 vjet, prezantoi koleksionin e ri të biçikletave për vitin 2022, të dizajnuar nga dizajnerë maqedonas. Kjo markë maqedonase në portofolin e saj mund të krenohet me një përzgjedhje të madhe biçikletash për çdo shije dhe nevojë.

Nën sloganin “NGIT MAX”, këtë vit, marka MAX ofron më shumë se 70 modele biçikletash, si biçikleta urbane, biçikleta malore dhe një përzgjedhje të madhe biçikletash për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe aksesorë të ndryshëm dhe shumë të nevojshëm.

Çiklizmi është një formë gjithnjë e më popullore rekreacioni dhe një nga të paktat aktivitete sportive që mund t’i përshtatet stilit të jetesës, shprehive, interesave dhe nevojave të gjithsecilit. Çiklizmi i rregullt është një nga mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore, ndërsa përmes tij rritet edhe ndërgjegjësimi për mjedisin.

Ashtu si me zgjedhjen e çdo produkti, edhe te biçikleta, duhet bërë gjithmonë një pyetje: si ta zgjedhim biçikletën më të mirë për veten tonë? Në koleksionin e biçikletave MAX për vitin 2022, do ta gjeni modelin tuaj të preferuar të biçikletës, i cili u përshtatet përmasave dhe stilit tuaj, si dhe nevojës për ngarje, duke ruajtur gjithashtu të gjitha detajet e nevojshme.

Për rrugët e qytetit ka biçikleta tërheqëse urbane me drita të përparme dhe të pasme me bateri, si dhe kuti ingranazhesh shimano me 6 shpejtësi dhe ergonomi të posaçme të kornizës, për kënaqësi gjatë ngarjes. Adhuruesit e ngarjeve malore dhe plot adrenalinë, mund të zgjedhin një nga biçikletat sportive me kuti ingranazhesh “Rapidfire”, amortizues të përparmë, shalë VADER me cilësi të lartë dhe pedale në formë diamanti.

Gomat e biçikletave MAX janë prej gome të cilësisë së lartë, të përshtatura për qëllimin e biçikletës dhe në varësi të kushteve të ngarjes (asfalt, tokë, baltë). Të përbashkëta për të gjitha biçikletat MAX janë edhe rrotat e aliazhit me dy shtresa të profilit të ulët që rrisin më tej sigurinë, si dhe fortësinë e vetë bandazheve, ndërsa bashkë me to zvogëlohet pesha, duke e bërë kështu më të lehtë ngarjen dhe drejtimin.

Në koleksionin e biçikletave MAX për vitin 2022 përfshihen edhe biçikletat për fëmijë. Ajo që duhet pasur parasysh gjatë zgjedhjes së biçikletave për të vegjlit, është që biçikleta fillimisht të jetë tërheqëse për fëmijën, në mënyrë që ta ngasë me kënaqësi. Për këtë qëllim, biçikletat MAX punohen me dizajn ultra modern, me ngjyra të cilësisë së lartë dhe ngjitëse të integruara, gjë që rrit më tej interesin dhe kënaqësinë e fëmijëve, kurse MË E RËNDËSISHMJA NGA TË GJITHA është se janë të pajisura me pjesë plastike dhe gome të cilësisë së lartë nga materiale të posaçme.

Nga ato prej 12 inç, tek të shpejtat prej 29 inç, biçikletat MAX kujdesen për të gjitha segmentet në zgjedhjen e biçikletës suaj të preferuar për ju dhe të dashurit tuaj, në mënyrë që udhëtimi të jetë MAXimalisht çlodhës.

Cilësia e mirë lë gjithmonë gjurmë dhe cilësia e biçikletave MAX është e pashmangshme. Bëhu i paparë dhe ngit një biçikletë MAXimalisht të mirë!

Të gjithë koleksionin e biçikletave MAX për vitin 2022 mund ta shikoni në https://maximum.com.mk/product-category/14/143/151/