Nga sot përsëri hapet salla Boris Trajkovski për vaksinim

Shkup, 26 gusht – Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot fillon vakcinimi në sallën e vogël e A1 – Boris Trajkovski.

Qytetarët që duan të vaksinohen, mund ta bëjnë këtë edhe pa termin të caktuar, informon Zhurnal.

Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon të vijojë edhe në poliklinikat tjera në Shkup, si dhe në pikat tjera të vaksinimit në gjithë vendin.//Zhurnal.mk