Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja, nuk mund të hyni në kafene nëse nuk jeni vaksinuar

Shkup, 16 gusht – Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja restriktive me të cilat ndalohet hyrja në objektet gastronomike për personat e pavaksinuar. Qytetarët për të hyrë në kafene duhet të tregojnë vërtetim se janë vaksinuar ose që kanë kaluar virusin deri para një muaj e gjysmë. Me masat e reja tërësisht ndalohet dhe puna e objekteve hotelierike në hapësira të mbyllura, informon Zhurnal.

Restorantet duhet të kenë nga një sigurim i cili do të mbajë rend para dere, dhe do të kontrollojë të gjithë vizitorët.

Organet kompetente thonë se masat janë sjellur që të mbrohet shëndeti publik dhe të mos vijë situata përsëri të mbyllemi.

Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët organizuan protestë kundër masave të reja. Sipas tyre, kufizohet liria e qytetarëve dhe shkelen të drejtat e tyre. Gjithashtu konsiderohet se qytetarët që nuk duan të vaksinohen po diskriminohen.

Shteti gjithashtu nuk heqë dorë nga vaksinimi. Ministri Filipçe i kupton protestuesit por gjithashtu u bënë me dije se shëndeti publik është në rend të parë e më pastaj të drejtat e qytetarëve.

Ai mer shembull shtetet evropiane ku gjithashtu kërkohet çertifikatë për vaksinim dhe këtë nuk e quan diskriminim, por përgjegjësi dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Masat e reja u vendosën pas rritjes së numrit të të infektuarve. Gjendja më kritike është në Shkup, Tetovë e Gostivar.//Zhurnal.mk