Nga Serbia pa ndërprerë mund të importohet gazi natyror i kompresuar
Shkup, 25 tetor – Kapacitetet që ngrohen me gaz të kompresuar do të munden pa ndërprerë të furnizojnë energjens të tillë nga Serbia, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Nga Serbia, siç tha ai, kishte ndalesë për eksport të gazit për shkak të së cilës Qeverisë i’u drejtua një pjesë e institucioneve arsimore dhe sektori shëndetësor që shfrytëzojnë gaz të kompresuar që me cisterna speciale transportohej në vend gjatë viteve të kaluara.
“Për të mos mbetur pa këtë energjs kemi kontaktuar me kryeministren e Serbisë dhe pas komunikimit intensiv, në bazë të kërkesës sonë, është marrë vendimi i Qeverisë së Serbisë për përjashtimin e Maqedonisë së Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror. Dorëzimi i gazit është në vijim. Ndalim ka pasur disa ditë, por nuk ekziston më, kështu që me siguri do të dorëzohet edhe sot”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit gjatë lëshimit në punë të investimit të ri amerikano-kinez në ZZHIT Shkup.
Në lidhje me ofertat e pranuara nga SHA EMV në tenderin për blerjen e gazit natyror për nevojat e ngrohtoreve në Shkup, ai theksoi se për këtë duhet të jetë përgjegjëse kompania.
“Kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjet drejtori i EMV-së, sepse është institucioni në të cilin dorëzohen ofertat për energjensa. Për sa i përket furnizimit me gaz për termocentralin e kogjenerimit TE-TO, sapo të ketë oferta që plotësojnë standardet dhe kriteret e prokurimit, do të duhet të kontaktojnë TE-TO, sepse është një kompani private me të cilën nëse ka oferta me një çmim adekuat nga e cila mund të prodhohet energji elektrike me një çmim të përballueshëm do të mund të lidhin kontratë dhe të prodhojë energji elektrike. Prandaj, të gjitha përgjigjet në pjesën e procedurës për mbledhjen e ofertave dhe vlerësimin e tyre mund t’i japë kompania, sepse Qeveria nuk merr pjesë në vlerësimin e ofertave për energjensa”, tha Kovaçevski dhe shtoi se Qeveria nuk ka arkiv për mbledhjen e ofertave.