Nga nesër fillon pagesa e pensioneve
Shkup, 29 Mars – Nga nesër fillon pagesa e pensioneve të Marsit për rreth 330 mijë pensionistë.
Secili pensionist do të marrë 1000 denarë shtesë në llogarinë e tij si ndihmë për përballimin e pasojave të krizës.
Këto 1000 denarë pensionistët mund t’i shfrytëzojnë për të blerë ushqime bazë apo për të paguar faturat dhe kjo ndihmë financiare do të zgjasë për tre muajt e ardhshëm.
Për katër vite e gjysmë pensioni mesatar është rritur për mbi 2000 denarë.

