Nga java e ardhshme përmes mjekëve amë do të dërgohen ftesa për vaksinim për grupet e rrezikuara të qytetarëve

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali paralajmëron se nga java e ardhshme përmes mjekëve amë do të dërgohen ftesa për vaksinim  te grupet e rrezikuara të qytetarëve.

“Për momentin si grup më i rrezikuar i shohim qytetarët mbi 70 vjeç, si dhe ato nën 70 vjeç me kormobiditete. Prandaj nga java e ardhshme përmes mjekëve amë do të dërgojmë ftesa për vaksinim  të atyre qytetarëve  të cilët janë në rrezik potencial”, deklaroi sonte Sali për ditarin qendror në televizionin “Sitel”.

Shpresojmë se këto ftesa do të rezultojnë me fluks të madh për vaksinim kundër Kovid-19.

“Si Ministri nga vetë fillimi udhëheqim  formë më liberale të politikës kundër krizës Kovid-19, sepse besojmë se çdo individ ka të drejtë të vendosë  nëse do të vaksinohet apo jo, Edhe pse besojmë që në disa rrethana duhet të insistojmë për vaksinim. Nuk them që të jetë restriktive, e obligueshme, megjithatë duhet të insistojmë”, tha Sali, duke shtuar se për momentin vaksinimi është mënyra e vetme e mbrojtjes dhe se mbron nga forma më e rëndë e sëmundjes.

Në lidhje me masat restriktive, tha se për momentin mbesin certifikatat  si obligim i detyrueshëm në qendra tregtare dhe objekte hotelierike sepse përqindja e imunizimit në vend ende është e ulët që të mund të mendohet  për  lehtësime të tilla.