Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë 117 fëmijë

Parlamenti ukrainas këtë mëngjes, ka publikuar të dhënat sa i përket fëmijëve që besohet se janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Verkhovna Rada, pretendon se 117 fëmijë kanë humbur jetën dhe 155 tjerë janë lënduar deri më 22 mars, transmeton Telegrafi.

Numri më i madh i viktimave kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas – në verilindje të qytetit Kharkiv dhe në veri në Chernihiv.

E një ditë më parë Kombet e Bashkuara njoftuan se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë – duke përfshirë 75 fëmijë.

E ky numër sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është shumë më i madh, por për shkak të situatës në Ukrainës është vështirë të konfirmohet.