Nga alarmet e rrejshme për bomba nxënësit janë edhe të rrezikuar edhe po humbin mësimin!

Shkup, 8 mars – Viti që lamë pas karakterizohej për rajonin si vit i kërcënimeve të shpeshta e të shumta për bomba, edhe pse të gjitha deri më tani për fat të mirë ishin alarme të rrejshme.Alarmet e rrejshme për shpërthimin e bombave ishin prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, po ashtu alarme të tilla ka pasur edhe në Kroaci. Kjo nënkupton që cak i sulmeve të tilla është i përfshirë i tërë rajoni dhe jo vetëm një shtet, në këtë mënyrë kërcënohet siguria në këtë rajon. Në Maqedoninë e Veriut alarmet e tilla janë bërë pothuajse përditshmëri e zakonshme, që nuk ka javë që nuk dëgjohen alarme të tilla në lokacione të ndryshme, caqe kryesore qendrat tregtare, qendra e qytetit, shkolla, e vende të tjera që kryesisht janë të frekuentuara me qytetarë. Dhe, nga kjo situatë nxënësit janë ato që dëmtohen më së shumti, sepse në të njëjtën kohë edhe janë të rrezikuar edhe humbin mësimin. Përpos kësaj kur kemi të bëjmë me kërcënim rutinor kjo shkakton edhe presion dhe ngarkesë psikike. Por, e gjithë kjo dramë pse nuk po përfundon a është paaftësia e shtetit në shprehje që të zbulohen këta autorë që përgatisin këto alarme të rrejshme, shkruan Zhurnal.

Nga alarmet e rrejshme për bomba nxënësit humbin mësimin dhe janë të rrezikuar –

Ndërprerja e procesit arsimor fillimisht për shkak të pandemisë dhe së fundmi si rrjedhojë e orëve të humbura nga paralajmërimet për vendosje të bombave në shkolla, e ka ulur dukshëm cilësinë e arsimit. Pasojat direkte do të vërehen edhe në gjeneratat në vijim, e sidomos gjatë testimeve ndërkombëtare.

Gjatë javës së kaluar brenda një dite të vetme organet e policisë në Shkup kanë evakuuar personelin dhe nxënësit nga 14 shkolla për shkak të alarmeve që kishin marrë përmes emailëve elektronike për vendosjen të bombave.

Kjo është e përsëritur pothuajse çdo ditë, e shumë shpesh brenda javës në qytete të ndryshme por caqet mbesin të njëjtat, shkollat dhe vendet që janë kryesisht më të frekuentuara nga qytetarët. Por, kjo ndikon në mënyrë shumë dhe prodhon pasoja “fatale” për gjendjen e arsimit. Sepse, orët e humbura të mësimit vështirë që do të kompensohen, por edhe nëse gjendet mënyra e kompensimit sërish nuk mësimi nuk do të jetë efektiv sikurse gjatë orëve tjera në kushte normale.

Nxënësit përpos që humbin mësimin ato janë edhe ët rrezikuar për sa i përket sigurisë së tyre, që organet e shtetit nuk janë në gjendje të garantojnë siguri në institucionet publike, shkollat. Kjo pasiguri shkakton edhe rëndim të gjendjes psikike të nxënësve.

Nga vijnë këto alarme të rrejshme?

Deri më tani nuk dihet se kush janë autorët e kërcënimeve për bomba, të cilat kanë rezultuar të rrejshme porse kanë shkaktuar kaos në funksionimin e shkollave po edhe institucioneve të shtetit, si dhe qendrat tregtare. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, paralajmërimet për bomba, të cilat kanë filluar menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, i ka cilësuar “sulme terroriste hibride” që vijnë nga jashtë.

Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s në vitin 2020, ndërkohë synon integrimin në Bashkimin Evropian me hapa të përshpejtuar kundrejt sfidave që e përcollën këtë proces me vendet fqinje që janë pjesë e BE-së, si Greqinë dhe së fundmi, me Bullgarinë. Raportet mes Shkupit dhe Moskës zyrtare u përkeqësuan pas angazhimit të Maqedonisë së Veriut për t’u integruar në strukturat euroatlantike pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Në mars të vitit të kaluar, Moska e futi Maqedoninë e Veriut në listën e “vendeve jomiqësore”, pasi Shkupi zyrtar iu bashkua sanksioneve perëndimore për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Çfarë rreziku paraqesin këto alarme dhe a është paaftësia e shtetit për të identifikuar këto persona?

Alarmet për bomba të rrejshme paraqesin rrezik të veçantë për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse secili prej tyre mund të jetë viktimë e ndonjë sulmi të vërtetë. Qytetarët janë dëshmitarë të sulmeve të ndryshme që ndodhin në kryeqendra botërore, pak më herët në Wien të Austrisë, e së fundmi në Turqi, pra flitet për raste dhe sulme terroriste që marrin një numër të madh viktima të pafajshme. Prandaj, kur dëgjohen alarme për shpërthime të bombave sado që të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me alarm të rrejshëm sërish, përsëri është ndjenja e frikës që mos ndoshta këtë herë kemi një shpërthim të vërtetë.

Organet përgjegjëse të shtetit nuk janë të afta të detektojnë se kush janë personat që po kurdisin këto alarme të rrejshme, dhe kjo paaftësie e organeve të shtetit krijon në mënyrë të drejtpërdrejt pasiguri te secili qytetarë.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme. “Ekzistojnë alarme për bombe të cilat e paralizojnë sistemin. Dëshmojnë se sistemi nuk funksionon. Spasovski të japë dorëheqje për paaftësinë akute dhe paralizimin e sistemit”, tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE. Nga MPB-ja thonë se pasi kanë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me alarmet për bomba, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme

Në kohën që po zhvillohet lufta në Ukrainë, gjegjësisht gjenocidi rus në territorin e Ukrainës, pas një “pushimi” nga sulmet terroriste, i fundit në Turqi, krijohet domosdo ndjena e pasigurisë që pas shumë paralajmërimeve mund të ndodhë ndonjë sulm që mund të jetë me motive të ndryshme, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë sulm eventual të jetë edhe shkas për destabilizim të rajonit. /Zhurnal.mk