Nga 416.614 persona të vaksinuar, 167 janë infektuar me Kovid-19

Shkup, 6 gusht – Nga 416,614 persona të cilët janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Kovid 19 në konkludim me ditën e djeshme, gjithsej 167 janë infektuar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
Vetëm 11 prej tyre janë hospitalizuar, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë, ky është një tregues se numri i të infektuarve nga vaksina është shumë i vogël, dhe konfirmon se vaksina është e dobishme dhe është mënyra e vetme për të ndryshuar imazhin e pandemisë.
“Sipas analizës së fundit nga 1 deri më 31 korrik, janë regjistruar gjithsej 809 raste të testeve pozitive për Kovid 19. Nga tyre, 82 persona janë infektuar më shumë se 14 ditë pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon faktin se vaksina është efektive vetëm kur jepen dy doza dhe kur kanë kaluar më shumë se 14 ditë nga marrja e dozës së dytë”, kumtoi Ministria.
Prej atje theksojnë se vetëm 10 përqind e të gjitha rasteve aktive në korrik u infektuan me kovid pas marrjes së dozës së dytë.
Ndër pozitivët, ka të vaksinuar me Sinofarm, Astra Zeneka, Sputnik V, Fajzer, ndërsa ka edhe të infektuar të cilët janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinën Moderna.
Ministria apelon se në këtë periudhë është me rëndësi që qytetarët të tregojnë interes më të madh për vaksinim dhe të vaksinohen, sepse, siç theksojnë në kumtesë, vetëm me imunitet kolektiv mund të pengohet mutacioni i virusit SarsKov 2 dhe përhapja e tij e shpejtë.
“Në vendin tonë, ende është dominues varianti britanik i virusit, por duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të deltës, si në botë ashtu edhe në rajon, ajo mund të përhapet shumë shpejt në vendin tone”, kumtuan nga Ministria.
Deri më tani në vend janë detektuar 30 raste të delta variantit.
“Në shtet ka vaksina të mjaftueshme dhe tani në mënyrë më të shpejtë mund të arrihet deri në termin për vaksinim. Për momentin për dozën e pare kemi 80.000 Sinovak, 50.000 Astra Zeneka dhe 70.000 Fajzer”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.