Nga 26 korriku e deri sot në Maqedoni kishte 106 zjarre pyjore

Shkup, 16 gusht – Që nga pasditja, aktive janë vetëm edhe dy zjarre nga të cilët njëri në fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq, dhe tjetri në zonën e fshatrave Rakle – Nikodin – Toplicë.

“Në lëvizje nga fshati Bukoviq drejt fshatit Çajlanë, zjarri është ende aktiv. Janë angazhuar forca për shuarje dhe pasdite është planifikuar të aktivizohet një helikopter i armatës. Zjarri në zonën e fshatrave Rakle – Nikodin – Toplicë në Prilep është gjithashtu aktiv. Dega nga fshati Rakle në fshatin Krsec po digjet dhe po zgjerohet në një vend të quajtur Farishki Lozja, rajoni i Kavadarit, ndërsa ai terren është i paarritshëm dhe është shumë e vështirë të shuhet zjarri”, informuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në konferencën e sotme për shtyp.

Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov informoi se nga momenti kur filluan zjarret e para e deri më sot ishin gjithsej 106 zjarre të mëdhenj pyjorë, më i keqi i të cilëve ishte ai që preku komunat e Berovës, Pehçevës dhe pjesërisht Dellçevës i cili u ahsua me sukses.

Theksoi se dhjetëra objekte, para së gjithash, shtëpi të vjetra dhe ndërtesa ndihmëse, siç janë shtalla, hambarë, etj. U dogj edhe çatia e një shtëpie në Koçan.

“Nga ana e komunave janë formuar komisione të cilat dtejisht do ta përcaktojnë dëmin në detaje dhe qytetarët do të kompensohen në mënyrë të drejtë. Në të njëjtën kohë, Qeveria është këtu për të kompensuar nëse ka më shumë dëme diku. Por, në këtë moment mund të konkludojmë lirisht se dëmet në vendbanimet, fshatrat dhe qytetet janë vërtet të vogla duke pasur parasysh vëllimin e zjarreve që kanë prekur vendin”, tha Angelov.

Sipas tij, ndërgjegjësimi i qytetarëve është në një nivel shumë më të lartë, pra ata janë dukshëm më të kujdesshëm dhe nuk shfaqen shpesh si faktor i paqëllimshëm për zjarret.

E falënderoi MPB-në, të gjithë zjarrfikësit, për të cilët tha se treguan sakrifica të mëdha, të cilët ndihmuan në të tyret dhe në komunat fqinje. Falënderoi gjithashtu ESHS-në, stafin e QMK -së që ndihmuan në koordinim, Pyjet Kombëtare dhe të gjitha institucionet e tjera, por edhe ekipet e huaja (helikopterët serbë, avionët rumunë, helikopterët malazezë, por edhe zjarrfikësit austriakë, francezë, sllovenë dhe bullgarë të cilët). Ai gjithashtu falënderoi instruktorët francezë, ekspertët e zjarreve pyjore që u nisën herët në mëngjes për në Francë.

Për momentin, siç theksoi, mbështetja aktive e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave jepet nga instruktorë nga SHBA-ja.

Është lajm i rremë, shtoi ai, se një sharrë është vjedhur nga zjarrfikësit austriakë.