Nga 1 shtatori nxënësit do t’i kenë të gjitha librat shkollorë

Shkup, 18 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i shqyrton të gjitha mundësitë, procedurat janë duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë libra shkollorë, tha ministri resor, Jeton Shaqiri.

Para pjesëmarrjes në tribunë në Strugë, e cila është pjesë e fushatës “Mëso me zgjuarësi, puno profesionalisht”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mungesën e librave në lëndët profesionale në arsimin e mesëm, Shaqiri tha se nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë si më parë, sepse sipas procedurave ligjore duhen të paktën tre muaj për të miratuar një tekst të caktuar.

“Shërbimi pedagogjik ka dorëzuar raport për të gjitha librat e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që fëmijët nga 1 shtatori të kenë libra për ato lëndë për të cilat deri më tani janë kryer thirrjet. Për ato lëndë për të cilët nuk ka, do të shpallim thirrje. Këto janë procedura ligjore që duhet të hapen dhe duhen së paku tre muaj për të përfunduar”, tha Shaqiri.

Drejtori i Qendrës për Arsim Profesional, Sherif Miftari, informoi se deri më tani është dhënë mendim pozitiv për 147 libra për arsimin profesional.

“Nga Qendra jonë janë dhënë 147 mendime pozitive për librat e arsimit dhe aftësimit profesional. Tani puna është në Shërbimin Pedagogjik. Kompetenca jonë është deri këtu, ka institucione të tjera kompetente. Janë marrë masa, për këtë mund të flasim në shtator. Problemi nuk është nga sot, por shumë kohë më parë, por diçka ka filluar, po merren masa”, tha Miftari.

Lidhur me problemin me mungesën së ngrohjes në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, ku nxënësit ndjekin mësimet onllajn për më shumë se një javë, ministri Shaqiri theksoi se shkollat ​​duhet të drejtohen në vetëqeverisjet lokale, nëse komuna nuk mund të ndihmojë atëherë të kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

“Shkollat ​​duhet të drejtohen te komunat, nëse komunat vlerësojnë se nuk mund të ndihmojnë në një situatë të tillë, duhet të drejtohen në Qeveri. Pastaj resorët ekonomikë në Qeveri duhet të vendosin për ato nevoja”, sqaroi Shaqiri.

Sipas ministrit, bllok-dotacionet që komunat i marrin nga Qeveria për shkollat ​​janë të mjaftueshme.

“Disa komuna kërkojnë rialokim të bllok-dotacioneve për shkak të të cilave ato nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Deri më tani nuk kam pasur kërkesë nga komunat për bllok-dotacione shtesë, tha Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve