Nga 1 marsi biletë vjetore e certifikuar për studentët në autobusët e NQP-së
Shkup, 23 shkurt – Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi” i përkujton studentët të cilët i përmbushin kushtet për shfrytëzim të biletës vjetore për studentë për transport publik falas se edhe disa ditë kanë të drejtë për transport falas me biletë të pa certifikuar/të pa vazhduar për vitin 2022.
Nga 1 marsi i vitit 2022 çdo student nëse nuk posedon biletë të rregulluar certifikuar/ vazhduar, në rast të kontrollit, do të marrë procesverbal (gjobë) nëse nuk posedon lloj tjetër të biletës së vlefshme.
“Dokument i vetëm valid për shfrytëzim të transportit falas është biletë e certifikuar/vazhduar për vitin aktual, nuk pranohet indeks, vërtetim për student dhe të ngjashme”, njoftoi NQP, duke shtuar se edhe këtë vit me kërkesë të studentëve për tre muaj e vazhdoi afatin e vlefshmërisë së këtij lloji të biletës për vitin 2022.
Bileta mund të vazhdohet në ndonjë nga qendrat për personalizim me dokumentacionin e nevojshëm indeks për kontroll me semestër të regjistruar veror dhe vërtetim për student të rregullt, jo më të vjetër se një muaj)
Të drejtë të shfrytëzimit të biletës kanë të gjithë studentët e rregullt të fakulteteve shtetërore në Shkup në studime deridiplomike, pa kufizim të moshës.