Neziri tregon se çfarë duhet të bëjë VMRO që të bindë një subjekt politik shqiptar për të bërë koalicion parazgjedhor
Shkup, 15 shkurt – Gazetar dhe opinionisti, Xhelal Neziri, sonte në “Programi 200”, i pyetur se çfarë duhet të bëjë VMRO që të arrijë të bindë një subjekt politik shqiptar që të bëjnë koalicion parazgjedhor, ai ka thënë se fillimisht kjo parti duhet ta kuptojë drejtpërdrejtë realitetin në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.
Po ashtu, ai ka theksuar se nuk ka luks asnjë parti e djathtë që të flasë vetëm në emrin e një etnie.
“E para duhet të jetë kuptimi i drejtëpërdrejtë i realitetit në Maqedoni, pra nuk kanë luks partitë e djathta që të flasin vetëm në emrin e një etnie, pra nëse duan të veprojnë më afatgjatë në politikë duhet ta kenë parasyshë këtë realitet”, u shpreh Neziri./

