Nevina Shtylla flet për fillimet e karrierës: Isha 15 vjeçe dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish

Ajo momentalisht është njëra ndër prezantueset më të pëlqyera në trojet shqiptare e po ashtu edhe me një karrierë mjaft të suksesshme.

Bëhet fjalë për moderatoren Nevina Shtylla, e cila ka bërë debutimin në ekran në një moshë të re.

E njëjta së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës personale, duke mos lënë anash as atë profesionale.

Nevina Shtylla (Foto: Instagram)

E pyetur se si është ndjerë në momentin e parë që ka dalë para kamerave, Shtylla nuk ka hezituar të flas për vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj.

“Shumë emocione. Rrahje të forta. Dhe sigurisht që ajo çfarë thash ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja”.

https://www.instagram.com/p/CSUrMDTDm4t/?utm_source=ig_web_copy_link

“Kam qenë 15 vjeçe dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, u përgjigj ajo.

Nevina deri më tani ka qenë e përfshirë në disa emisione në televizionet e njohura shqiptare.