Neto udhëton në Angli për ta mbyllur marrëveshjen me Bournemouth

Portieri Neto është shumë afër kalimit te skuadra e Bournemouthit.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të udhëtojë sot në Angli për ta kompletuar transferimin te skuadra angleze.

Tashmë është caktuar edhe koha e testeve mjekësore për lojtarin.

Braziliani është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, andaj, për të mos u larguar falas, katalunasit dëshirojnë të përfitojnë sadopak nga kjo lëvizje.

Neto asnjëherë nuk arriti të bind mjaftueshëm për një vend titullari në formacionin e “blaugranave”.

Mungesa e minutave e detyruan ish-gardianin e Valencias të kërkojë skuadër të re.