Nëse shpërthen një bombë bërthamore, sa kohë do t’i duhej zhurmës të vijë deri tek veshi i njeriut?
Shumë prej nesh kemi parë video të shumta të bombave bërthamore duke u detonuar, qoftë përmes videove të shumta apo edhe nëpër filma.
Por, nëse do të dokumentonim në realitet një shpërthim bërthamor si do të ndihej zhurma?+
Nëse keni parë filmin Oppenheimer, shumica prej jush do të mund ta keni një ide rreth kësaj.
YouTuberi i njohur si Sambucha ka dhënë një demonstrim se si tingëllon një bombë bërthamore nga një distancë prej 11 kilometrave. Ai madje jep edhe shpjegimin e qartë se pse dhe si e dëgjojmë një zhurmë të tillë.
Videoja demonstruese tregon se nga kjo distancë e shohim fillimisht shpërthimin dhe në fillim dëgjohet vetëm një impuls elektromagnetik që ndërhyn në pajisjen e regjistrimit.
Në një distance prej 11 kilometrave, zhurmës së bombës bërthamore do t’i duhej 30 sekonda të vijë deri tek veshi i njeriut.
Shpejtësia e dritës në këtë rast është 343 metra për sekondë, mund të themi se njerëzit do të dëgjonim zhurmën pas 30 sekondave.

