Nensi Pelosi pozitive në Kovid-19
Kryetarja e Dhomës përfaqësuese Nensi Pelosi ka rezultuar pozitive në Kovid-19, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj.
“Pasi testi rezultoi negativ këtë javë, kryetarja Pelosi kishte rezultat pozitiv në testin për Kovid-19 dhe është asimptomatike”, publikoi zëdhënësi i saj Dru Hamil në Tuiter. “Ajo është vaksinuar me një dozë të dyfishtë dhe një dozë përforcuese”.
“Pelosi do të jetë në karantinë sipas udhëzimeve të CDC dhe inkurajon të gjithë që të vaksinohen, të marrin një dozë përforcuese dhe të testohen rregullisht.”
Infeksionet me Kovid-19 e kanë goditur rëndë Uashingtonin ditët e fundit, raportojnë mediat lokale.

