Nensi Pellosi konfirmoi se është rrugës për në Azi, nuk e përmend Tajvanin
Kryetarja e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikane, Nensi Pelosi, sot konfirmoi se është në rrugës për në Azi, pa përmendur vizitë të mundshme në Tajvan, që mund t’i ashpërsojë “Unë jam duke udhëhequr një delegacion të Kongresit në rajonin Indo-Paqësor për të riafirmuar angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj aleatëve dhe miqve në rajon”, tha Pelosi në një deklaratë.edhe më shumë marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së.
“Po e udhëheq delegacionin e Kongresit në rajonin Indo-paqësor për ta konfirmuar angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj aleatëve dhe miqve në rajon”, tha Pelosi në kumtesë.
“Në Singapor, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni, ne do të kemi takime të nivelit të lartë për të diskutuar se si mund të promovojmë vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, që lidhen me paqen dhe sigurinë, rritjen ekonomike dhe tregtinë, pandeminë Kovid-19, krizën klimatike, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen demokratike”, shtoi Pelosi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Singaporit konfirmon se Pelosi dhe delegacioni i saj shoqërues do të jenë në qytetin-shtet më 1 dhe 2 gusht.
Ajo nuk tha asgjë për vizitë të mundshme në Tajvan, duke theksuar arsye të sigurimit.
Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës po rriten me javë të tëra pas raporteve se ajo mund ta vizitojë ishullin autonom që Kina e konsideron si pjesë të territorit të saj.
Siç është theksuar, Pekini do ta konsideronte vizitën e saj, sado të jetë e shkurtër, si provokim.
Vizita e Nensi Pellosit vjen në periudhën kur tensionet ushtarake rriten në rajon.
Ushtria e Tajvanit këtë javë i zbatoi stërvitjet më të mëdha ushtarake vjetore, të cilat përfshijnë simulim të hasjen e sulmeve kineze nga deti.
Kina dje organizoi stërvitje ushtarake me municion në ngushticën e Tajvanit.

