Nënshkroi me skuadrën ruse, Polonia nuk e fton lojtarin në Kupën e Botës

Rybus nuk do të jetë në Kupën e Botës. Arsyeja është agresioni rus në Ukrainë.

Mbrojtësi polak, Maciej Rybus është informuar se do të lihet jashtë kombëtares së Polonisë nga trajneri Czeslaw Michniewicz.

Ky informacion i është bërë me dije lojtari pak pasi ai ka zgjedhur të transferohet te Spartak Moscow.

Veterani që ka 66 paraqitje me Poloninë, e që ishte pjesë e kombëtares në Kupën e Botës 2018 dhe në Euro 2020, vendosi të kalonte në Rusi, përkundër ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë.

Kjo ka qenë e papranueshme për polakët dhe tani i kushton lojtarit me pozitën e tij në kombëtare, për kompeticionin kryesor në botën e futbollit.

Polonia në Kupën e Botës luan në një grup me Meksikën, Argjentinën dhe Arabinë Saudite.