Negociatat me BE-në, përgjigja e Borell, Selimi: BE, qasje diplomatike ndaj përcaktimit kohor

Shkup, 19 mars – Deklarata e përfaqësuesit të lartë të BE-së Zhozef Borel se nuk mundet të premtojë datë për fillimin e bisedimeve me vendin tonë as në samitin e qershorit, për analistin politik Sefer Selimi është një deklaratë e matur, pas gjithë atyre premtimeve të parealizueshme nga vet Bashkimi Evropjan.

Ai thotë se situata në Ukrainë tashmë e ka bërë të qartë pasigurinë e kontinentit të Evropës, por megjithatë zyrtarët e BE-së nuk do tw vazhdojnw mw me premtime boshe, pa qenë të sigurt për epilogun e samitit të rradhës.

“Agresioni rus në Ukrianë dëshmon që ideja e një Evrope të sigurt nuk është edhe aq e qëndrushme nëse kjo siguri dhe ivestim në të nuk bëhet në kontinutet dhe këtu hyn edhe Ballkani Perendimor… Deklarata e Borelit për mua nuk është ndonjë surpizë. Shumica e liderëve pas një sërë dështimesh për të hapur negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë, këto deklarata shkojnë në një statregjie të re, ku gjithë ky process nuk lidhet më pas datave dhe mundohen në të gjitha format dhe mënyrat mos ti rrisin prtishmëritë e qytetarëve, pa pasur siguri të plotë se ky process do të zhbllokohet dhe do të ec përpara”, u shpreh analisti politik Sefer Selimi.

Ditë më parë Përfaqësuesi I Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhozef Borel, pas takimit me krerët politik në Shkup tha se situata në Ukrainë duhet t’i vëmendësojë insititucionet e BE-së në përshpejtimin e procesit eurointegrues të Ballkanit Perendimor, por megjithatë nuk e mbajti barren e tërë unionit Evropian, duke potencuar se në fund të fundit, çdo vendim në BE kalon nëpër duart e 27 vendeve anëtare të saj.