Nedellkov: Grevat nuk janë të përshpejtuara por të vonuara
Shkup, 11 prill – Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov, sot në Utrinski Brifing deklaroi se të gjitha organizatat sindikale të cilat janë pjesë e SASHK, dhe të tjerët të cilët duan vullnetarisht të protestojnë, sot do të protestojnë, transmeton Zhurnal.
Ai madje konsideron se greva është e vonuar.
“Konsideroj se greva nuk është e shpejtuar por e vonuar. Kjo për arsyen se kjo është fundi i mosmarrëveshjeve lidhur me zbatimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Këtë çështje po e aktualizojmë tanimë qe katër vite. Nuk do të dojëa të politizoj statusin social të veprimtarive që mbulojmë. Që nga viti 2017 dhe 2018 filluam me protesta dhe konsiderojmë se duhet të zbatohet ligji për pagën minimale. Prandaj po pyes pse kaq kohë nuk janë harmonizuar pagat,e të besoj se për gjashtë muaj do të harmonizoheshkan”, thotë Nedellkov.
Ai shprehet se SASHK ka shprehur vullnet për të negociuar dhe nuk dëshiron të krijohet përshtypja se duan vetëm greva. Ato protestojnë për mos respektim të marrveshjeve kolektive dhe ligjeve.
Nedellkov thotë se ditëve në vijim do të ulet me Qeverinë që të gjejnë zgjidhje të përbashkët lidhur me rritjen e pagës.
Bytyqi ndërkohë sot tha se do të ketë harmonizim të pagave por duhet të jemi të durueshëm sepse e dimë se në çfarë sitauate gjendet shteti./Zhurnal.mk

