Në verë, Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United

Cristiano Ronaldo është i shqetësuar nëse duhet të ndëprejë rikthimin e tij në Manchester United.

Portugezi, i cili mbushi 37 vjeç javën e kaluar, mësohet se u ka thënë miqve se po ndjen moshën e tij për herë të parë në karrierën e tij të gjatë dhe të shquar me trofe.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do ta pranonte kurrë publikisht se kërkesat e nivelit të lartë nga liga e futbollit të Anglisë po bëhen të tepërta – edhe për një fanatik fitnesi si ai.

Por, Ronaldo mund të kërkojë të shkurtojë kohën e tij në Old Trafford dhe të braktisë rikthimin e tij të planifikuar dyvjeçar në United.

Kjo ndodh nëse situata e tij dhe e ekipit nuk ndryshon në Old Trafford.

Sulmuesi veteran nuk ka shënuar në pesë paraqitje këtë vit dhe u mbajt në bankën rezervë në pjesën më të madhe të barazimit 1-1 të së martës në Burnley.

Dhe tre herë fituesi i Ligës Premier nuk ka qenë i impresionuar nga mënyra se si klubi ka ndryshuar brenda dhe jashtë fushës.

Skuadra e United është shumë inferiore se ajo ku luajti nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dhe ai mendon se ky është faktori kryesor në formën dhe ndikimin e tij të luhatshëm.