Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta
Shkup, 1 gusht – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, për dalje në VK Tabanocë pritet 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Rruga rajonale përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur për çdo lloj komunikacioni çdo ditë në aksin rrugor nga Baba deri në Carina prej orës 08:00-17:00, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Pas orës 15:00 aksi rrugor do të jetë i hapur për komunikacion edhe në këtë pjesë, me ç’rast i njejti do të sigurohet me persona nga ana e kryerësit të punëve dhe sinjalizimi i komunikacionit. Nga Ohri deri në Baba aksi rrugor do të jetë i hapur për komunikacion në të dy drejtimet.
NP Rrugët e Maqedonisë filiali Veles njofton se do të kryejë punë ndërtimore (mbindërtim dhe riparim) në rrugën rajonale R – 1103 drejtimi rrugor Kavadar – Drenovë nga 26.05.2021 në 30 ditët e ardhshme. Në vendin e punës do të vendoset sinjalizimi i duhur i komunikacionit.
Dtg Zhikol i njofton të gjithë shoferët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në aksin rrugor Milladinovc-Sveti Nikollë-Shtip gjegjësisht seksioni Kadrifakovë dhe Preod, për shkak të ndërtimit të pikëpagesave na data 06.05.2021 komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të lejuar kohor.
ESKAVATORI-MK SHPKNJPl SHKUP raporton se nga 21.04.2021, ka filluar rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, seksioni: Kumanovë – pjesa Stracin 1: nga KM 0 + 000.00 në KM 15 + 195.85.
Në autostradën A3 drejtimi Resnjë – Ohër duke filluar nga 1.4.2021. (e enjte) para hyrjes në Ohër, po kryhen punime ndërtimore. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.
DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (krosia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje. Rekomandim për drejtuesit për shpejtësi të adaptuar dhe respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit. Punimet për projektin e përmendur janë planifikuar të përfundojnë më 31.07.2021.
Për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A2 Strugë – vk Qafthanë (nga stacioni i benzinës OKTA deri në hyrje të fshatit Radolishtë) shpejtësia është e kufizuar në 40 km / orë. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.
NN Viktoria Invest njofton se më 30.10.2020, filloi me punët ndërtimore në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, më saktësisht në seksionin midis fshatit. Klimeshtan – f. Mesheishtë, ku ka regjim të ndryshuar të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e punimeve janë vendosur sinjalet e duhura të komunikacionit. Ky regjim i ndryshuar i komunikacionit do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.
Nga 28.09.2020 SHN Granit filloi me rehabilitimin e rrugës rajonale R1303, seksioni Kërçovë – Makedonski Brod, në një gjatësi totale prej 26 km. Afati i fundit për përfundimin e objektit është 31.07.2021. Do të kryhen seksion pas seksioni në gjatësi prej 1 km. Trafiku gjatë punimeve do të zhvillohet në një korsi trafiku dhe do të rregullohet me lëshimin e automjeteve koordinuar me flamuj.
Më 21.09.2020 filloi kryerja e aktiviteteve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore P1202 (P409), pjesa Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, gjegjësisht nga Hanet e Mavrovës deri në f. Tërnicë, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.
Nga data 21.08.2020, SHN Granit SHA Shkup do të kryejë rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishtë-Probishtip. Për shkak të kësaj do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga hyrja me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje të Probishtipit. Përkatësisht komunikacioni do të rikahëzohet nga ura në Kisellicë deri në hyrje të f. Zlletovë, përmes f. Ratavicë deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët transitojnë nëpër këtë rrugë. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, përkatësisht deri në kompletimin e punëve.
SHN Granit SHA Shkup njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, seksioni Kriva Palankë – VK Deve Bair në periudhën prej 11.05.2020. deri më 02.2022 me projektin themelor për implementim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese. Nga 08.10.2020 puna në rrugë në këtë pjesë është intensifikuar, prandaj apelojmë për vigjilencë të shtuar, rregullim të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve të komunikacionit. Gjatë orarit të punës rregullimi kryhet me punëtorët, ndërsa pas përfundimit të orëve të punës, rregullimi bëhet me sinjalizim drite – semaforë (nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin Deve Bair).
Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.
Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe t’i respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.