Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Shkup, 9 tetor – Komunikacioni në rrugë po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi Lidhja Automote.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur dhe drejtim me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej nesër në orën 12, ura në lumin Kumanovska në rrugë R1204, seksioni Kumanovë – Sveti Nikollë, do të jetë e hapur për komunikacion, theksojnë nga LAMM.